Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fevziu vendos: Do të qëndrojë në Tv Klan, të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme!

Fevziu vendos: Do të qëndrojë në Tv Klan, të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme!
June 08
17:50 2018

Prej ditësh pritej që Blendi Fevziu të merrte një vendim për fatin e “Opinion” nëse do të vijonte të qëndronte në Tv Klan apo do të largohej për të pranuar kështu propozimin e Ben Blushin për tu transferuar në Top Channel. Portali “Tv Klan” pak më parë ka konfirmuar se “Opinion” do të vijojë të jetë pjesë e Tv Klan.

“Gazetari dhe drejtuesi i mirënjohur i emisionit politik “Opinion”, Blendi Fevziu do të vijojë të jetë pjesë e familjes së madhe të Televizionit Klan.

Pjesë e këtij televizioni prej më shumë se 20 vjetësh, Blendi Fevziu ka shuar çdo dyshim dhe konfirmohet se do të qëndrojë në Televizionin Klan minimalisht edhe për 5 vitet e ardhshme.

“Opinion”, emisioni i parë politik në Shqipëri, vijon të jetë më i ndjekuri në vend prej 2 dekadash.”,shkruhet në portal.

E pra duket se pavarësisht ofertës që Blush ii bëri Fevziut ai do të vijojë të jetë pjesë e familjes Klan./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje