Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fevziu flet për “konkurrencën”: Nuk më shqetson Ylli Rakipi të enjteve, më shqetëson telenovela turke në Klan Plus!

Fevziu flet për “konkurrencën”: Nuk më shqetson Ylli Rakipi të enjteve, më shqetëson telenovela turke në Klan Plus!
January 27
12:11 2018

Ka pasur disa lëvizje interesante në televizione kohëve të fundit, sidomos në Top Channel. Pas largimit të Sokol Ballës, ardhja e emisionit të “Paekspozuarit” me Ylli Rakipin të enjteve në Top Channel surprizoi gjithë publikun. Ndërkohë kohët e fundit po flitet edhe për një pozicion mjaft të mirë që do të marrë Ben Blushi në këtë televizion, përkatësisht pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel.

Lidhur me këto, është pyetur nga “Panorama Plus”, gazetari dhe moderatori Blendi Feviziu. Kryesisht kurioziteti ka qenë nëse ky i fundit e sheh si konkurrent potencial emisionin e Ylli Rakipit të enjteve në Top Channel.

Përgjigja e Fevziut në fakt ka qenë me një ironi të hollë:

“Unë kam konkurrencë nga e hëna të mërkurën 22:00 me 23:15 dhe të enjten 21:00 me 23:00. Çdo lloj emisioni, çdo emër moderatori, e madje dhe çdo fillim apo telenovelë janë konkurrentë. Të enjteve ajo që më shqetëson është një telenovelë turke e Klan Plus” – ka përfunduar Blendi Fevziu.

Ky i fundit ka treguar se të enjten në fakt nuk ka aspak konkurrencë sepse siç thotë ai, është për tu krenuar, që shumica e shqiptarve këtë mbrëmje ia rezervojnë “Opinionit”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje