Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Festohen Pashkët katolike, politika uron besimtarët

Festohen Pashkët katolike, politika uron besimtarët
March 27
14:57 2016

Besimtarët katolikë në të gjithë botën festojnë sot Pashkët. Mijëra besimtarë janë mbledhur në kishën e Shën Palit në Tiranë dhe kanë mbajtur meshën e shenjtë të Pashkëve, duke u lutur për paqe, dashuri dhe lumturi. Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, një ringjallje që simbolizon besimin në Zot, dhe cilësohet si festa më e shenjtë e besimtarëve të krishterë.

Në mesazhin e tij tradicional të Pashkëve, presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, imzot Angelo Massafra, apeloi për më shumë përkujdesje ndaj të varfërve.

“Të dashur miq, të zgjedhur prej popullit për t’u përkujdesur për të mirën e përbashkët prej zemrës po ju drejtoj thirrjen të bëni gjithçka është e mundur për të garantuar të drejtën për punë, krijimin e shanseve të reja për punësimin, t’u lejoni të gjithëve të kenë një vend dinjitoz në Shqipëri”, – është shprehur ai.

Urimeve për Pashkët u është bashkuar edhe politika. Presidenti Nishani, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, kryetari i PD-së Basha, ishin ndër të parët që uruan besimtarët. Urimeve në katedralen e Shën Palit iu bashkua edhe Baba Mondi, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.

Stafi i Blitz.al u uron të gjithë besimtarëve katolikë: Gëzuar Pashkët! Krishti u ngjall!

 

Komento
Shperndaje