Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Festë e madhe në shtëpinë e Messi-t: Futbollisti bëhet baba për herë të tretë!

Festë e madhe në shtëpinë e Messi-t: Futbollisti bëhet baba për herë të tretë!
March 10
15:59 2018

Pati një mungesë të Lionel Messit gjatë mesit të javës në Superkupën spanjolle dhe tashmë e kuptuam përse: ai ka dashur të qëndrojë pranë partneres së tij e cila ishte në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

Ndërkohë që sot doli dhe lajmi se Messi u bë baba për herë të tretë. Ai dhe Antonella janë gjithashtu prindër të dy djemve, Thiagos 5 vjeçar dhe Mateos 2 vjeçar ndërkohë që edhe fëmijë i sapolindur është djalë. Dyshja u martuan së bashku në qershor të vitit të kaluar.

Messit do i duhet të rikthehet për ndeshjet e “Champions League” të mërkurën kështu që nuk do të ketë shumë kohë për të qëndruar pranë fëmijës të sapo ardhur në jetë, megjithatë siç dhe ai vetë e ka pranuar në një intervistë: Sporti, i do këto sakrifica. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje