Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Festa e birrës në Korçë, “lajthisin” pronarët e hoteleve, rritje e madhe çmimesh

Festa e birrës në Korçë, “lajthisin” pronarët e hoteleve, rritje e madhe çmimesh
August 11
19:03 2017

Për të 11-in vit radhazi, “Festa e birrës” në Korçë ka bërë që qindra turistë të preferojnë freskinë e birrës dhe ajrin e freskët të juglindjes në vend të të nxehtit apo plazhit në det.

Por jo gjithçka shkon vaj në qytetin e serenatave, sepse ka edhe nga ata që abuzojnë me çmimet siç mund të jenë bizneset private apo hotelet.

Situata është shfrytëzuar në maksimum nga pronarët e hoteleve, siç bëhet me dije edhe në kronikat lokale të “Tv Korçës”, pasi në intervistat e dhëna për këtë televizion, qytetarët ankohen se çmimet janë rritur me mbi 30 euro në krahasim me një vit më parë.

“Jemi akomoduar në një hotel në hyrje të Korçës dhe paguam 50 mijë lekë. Nuk kishte ndonjë komoditet kushedi se çfarë. Madje kishte edhe më shtrenjtë, deri në 80 dhe 100 mijë lekë”,- tregon një turiste.

Ndërkohë që një tjetër ankohet dhe thotë se çmimet janë shumë të larta për shërbimet që ofrohen.

E njëjta situatë abuzive paraqitet edhe në jug të vendit, ku çmimet e apartamenteve dhe shtëpive që lëshohen me qira apo nga bizneset dhe restorantet kanë pësuar një rritje të madhe duke shfrytëzuar praninë e turistëve. /Blitz.al/

Shperndaje