Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Festa e Bajramit të madh, vijnë urimet e para nga Presidenti Meta dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi

Festa e Bajramit të madh, vijnë urimet e para nga Presidenti Meta dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi
June 14
22:30 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar mbrëmjen e sotme të gjithë besimtarët Myslimanë, me rastin e Bajramit. Në urimin e tij, Meta bën apel për më shumë paqe, tolerancë dhe dashuri mes shqiptarëve . Një tjetër politikan që  ka uruar besimtarët myslimanë  ka qenë edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Përmes një mesazhi urimi Ruçi thekson se në këtë ditë duhet të bëjmë më shumë për të varfrit dhe të sëmurët.

Urimi i plotë i Presidentit Meta:

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë,

Në këtë prag feste të madhe e gëzimi për ju dhe familjet tuaja, pas një muaji të shenjtë agjerimi, plot sakrifica e mundim, përkushtim e respekt ndaj besimit në Zot, ju shpreh urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta: Gëzuar Festën e Bajramit të Madh!

Dita e shenjtë në kalendarin Islam, uroj të na gjejë më të paqtuar, më tolerantë e më solidarë mes nesh!

Mirëkuptimi, pranimi i tjetrit, harmonia e mrekullueshme ndërfetare dhe dashuria njerëzore, uroj të udhëheqin shoqërinë tonë për më shumë zhvillim e begati.

Bajrami i Madh është dita kur besimtarët myslimanë shfaqin vlerat dhe virtytet më të mira të besimit Islam por edhe të traditës së shqiptarëve, respektin e përkushtimin ndaj familjes, pranimin e të tjerëve, dhembshurinë e përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë, të pamundurve, të sëmurëve, jetimëve, të braktisurve dhe të moshuarve, duke iu gjendur pranë plot mirësi e bujari!

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ndodheni:

Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje!

Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!????????

 

Urimi i plotë i Kryetarit të Kuvendit Ruçi

Te dashur besimtare myslimane ne Shqiperi dhe kudo ku jetoni.

Me rastin e Festes se Bajramit te Madh, ju uroj nga zemra shendet e gezime ne familjet tuaja!

Besimi ne Zot, sakrificat, perkushtimi dhe dashuria juaj u shperblefshin ne gezime per ju dhe femijet e te gjithe shqiptareve! ! Kjo eshte dita qe na kujton se duhet te bejme me shume per te varferit, te semuret, te pamundurit, te dobtit dhe te tjeret te ndryshem nga ne. Zoti na ka dhene fryme per t’i bere mire njeri-tjetrit dhe kjo Feste e Madhe ua shtofte miresine te gjitheve!

Zoti ju bekofte ju, Shqiperine dhe shqiptaret kudo ne bote!

Në  vijim pritet të  vijnë  edhe mesazhe dhe urime të  tjera të  politikanë ve me rë ndë si në  vendin tonë  si Kryeministri Rama dhe kryetari i opozitë s Lulzim Basha.

Komento
Shperndaje