Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fenomeni i jashtëzakonshëm, “ujëvara e zjarrtë”

Fenomeni i jashtëzakonshëm, “ujëvara e zjarrtë”
February 15
11:49 2017

Kjo është periudha e vitit kur ndodh një fenomen i rrallë i “ujëvarës së zjarrtë” që ndriçon në Parkun Ndërkombëtar të Yosemite të SHBA-ve.

Efekti natyral jep iluzionin se një rrëke llave është duke rënë nga sipër në parkun e Kalifornisë. Triku magjik ndodh vetëm për disa javë në këtë periudhë të shkurtit, dhe tërheq me mijëra vizitorë çdo natë.

“Ujëvara e zjarrtë” krijohet nga rënia e diellit në një kënd të caktuar disa orë gjatë mbrëmjes dhe bëhet shkak për foto super të bukura nga ata që e ndjekin.

“Ujëvara ka fituar popullaritet më të madh këto vite për shkak edhe të shpërndarjes masive në rrjete sociale. Shoh njerëz që vijnë tepër kureshtarë, pa përmendur këtu fotografët që zënë radhë për të realizuar fotot e tyre mjeshtërore”,- tha drejtori i parkut. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje