Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fëmijët vazhdojnë të paguajnë çmimin e konfliktit në Siri. Ja fotoja që po bën xhiron e botës

August 18
13:18 2016

...

Një fotografi e shpërndarë së fundmi nëpër rrjetet sociale po bën xhiron e botës. Bëhet fjalë për një djalë të vogël, i plagosur si pasojë e një sulmi me bombë në Aleppo. Omar Daqneesh qëndron i ulur në një karrige të një autoambulance, i saponxjerrë nga rrënojat e shtëpisë së tij.

Teksa qëndron i përhumbur, me duart me gjak, ai fshin ballin e mbuluar nga pluhuri. Mjekët e Shoqërisë Amerikane të Mjekësisë në Siri, të cilët janë kujdesur për vogëlushin, kanë treguar për ABC emrin e të miturit dhe moshën, 5 vjeç.

Videot e marra nga Qendra Mjekësore në Aleppo tregojnë të voglin dhe tre fëmijë të tjerë të vegjël që shpëtohen nga rrënojat e një shtëpie pas sulmit ajror. Mjekët kanë treguar se nuk kanë dijeni për prindërit e 5-vjeçarit Omran, ndërsa të voglin e kanë transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje