Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fëmijët ndihmojnë policinë në kapjen e hajdutëve

April 03
16:23 2016

Për një grup fëmijësh në një fshat të vogël jashtë Londrës, një pasdite që duhej të ishte ditë pushimi në gjueti të vezëve të Pashkës papritur u kthye në një përndjekje ndaj hajdutëve.

Fëmijët dhe familjet e tyre u mblodhën ditën e premte në një fushë në Capel të vendosur në Surrey. Por një ndërhyrje ilegale  në një ndërtesë aty pranë e ndryshoi ditën e tyre. Policia u informua se në zonën përreth po zhvillohej një grabitje dhe nisi menjëherë një helikopter për t’i ndjekur grabitësit. Me zhurmën e helikës që lëshonte helikopteri e duke parë dy burra që vraponin në fushë ku ata po qëndronin aktualisht, fëmijët e kuptuan menjëherë se ndodheshin në rastin e një ndjekjeje nga policia. Për shkak të relievit helikopteri ndoshta e pati të vështirë t’i dallonte hajdutët, por një sinjal e ndihmoi të shkonte në drejtimin e duhur. Fëmijët u shtrinë në tokë në fushën e madhe dhe formuan një shigjetë në drejtim të rrugës nga ishin larguar hajdutët duke ndihmuar kështu helikopterin të kërkonte shënjestrën. Pas pak minutash policia arriti të arrestonte dy burra të moshës 27 dhe 28 vjeç. Edhe pse më vonë ata janë liruan me kusht, hetimi vazhdon.

“ Jam i sigurt se gjëja e fundit që ata fëmijë menduan kur nisën ditën e premte, ishte se do të braktisnin gjuetinë e vezëve të Pashkës për të ndihmuar në një kërkim policor, por ata kanë treguar një iniciativë të paçmueshme”, – ka thënë Paul Socho, pjesë e Shërbimit Policor Ajror.

Shperndaje