Blitz

 Breaking News

Fëmijët/ Edukim përmes kulturës!

Fëmijët/ Edukim përmes kulturës!
December 12
12:08 2019

Fëmijët e shkollave 9 vjeçare të Tiranës që prej muajit shtator janë pjesë e një projekti edukimi përmes kulturës, sa artistik e konkurrues, po aq edhe social, në forcimin e marrëdhënieve midis tyre dhe njohjes me profesionistë të TKOB-it.

“Eja, këndo me ne”, mbërrin në edicionin e 5-të të tij, me pesë mijë nxënës të trajtuar në dhjetë shkolla të reja të kryeqytetit, të cilat e çojnë numrin e shkollave pjesëmarrëse në këtë projekt në pesëdhjetë. Profesionistët e TKOB-it kanë organizuar fëmijët në kore, një prej të cilëve, do te shpallet fitues pasditen e 13 dhjetorit në mjediset e arTurbinës.

Njëqind fëmijë janë trajnuar nga profesionistët e baletit, duke e zgjeruar këtë projekt në “Eja këndo dhe kërce me ne”.

Pesëqind artistë të vegjël do të interpretojnë në një skenë të madhe, të vërtetë, edhe si një formë kurajoje për të gjithë moshatarët e tyre, të cilët po vuajnë sëbashku me familjet, pasojat e fatkeqësisë kombëtare të 26 nëntorit. Fëmijët, të parët!/Blitz.al/

Share