Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

FBI “thyen” Apple-n!

FBI “thyen” Apple-n!
March 29
10:31 2016

Sipas asaj që raporton Departamenti i Drejtësisë në SHBA, FBI ka arritur të zhbllokojë telefonin iPhone të atentatorit të San Bernardinos 3 muaj më parë.
Kujtojmë se më 2 dhjetor të vitit 2015, 14 persona mbetën të vrarë në San Bernardino, pas sulmit të Syed Rizwan Farook dhe gruas së tij.

Për këtë çështje, FBI i kishte kërkuar kompanisë Apple të krijonte një software, të ri që u mundëson zyrtarëve të kenë akses në ata telefona që u shërbejnë për investigime. Apple i bëri rezistencë vendimit të gjykatës në muajin e fundit, por pavarësisht kësaj është arritur zhbllokimi i telefonit të vrasësit Farook, edhe pa ndihmën e kompanisë. Ky veprim justifikohet nga FBI si i rëndësishëm për të kuptuar sa më shpejt nëse personat e sulmit kishin bashkëpunëtorë ose jo dhe a kishin shënjestra të radhës.

Kjo çështje ka hapur probleme mes shtetit dhe kompanisë së teknologjisë, për më tepër ka ngjallur debat deklarata nga ana e FBI-së, ku thuhet se për të arritur aksesin në telefonin e vrasësit është ndihmuar nga “një palë e tretë’. Cila është kjo palë e tretë? Kjo është pyetja që e shqetëson kompaninë Apple dhe ndikon disi në reputacionin e saj në mbarë botën, sidomos në momentin që kompania ka bërë çmos të forcojë sigurinë e aparateve të saj, si pasojë e sulmeve të ndryshme ndaj sistemit të saj të operimit.

Krahas Apple, në këtë çështje janë përfshirë edhe kompanitë gjigante si Microsoft, Google apo Facebook. Gjithsesi, kjo nuk i ka penguar zyrtarët të shprehen se raste si këto shërbejnë për të parandaluar sulme të mundshme dhe për të shpëtuar jetë njerëzish.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje