Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Fatkeqësia” e CR7, i burgosin shokun që e ngrinte hopa

“Fatkeqësia” e CR7, i burgosin shokun që e ngrinte hopa
February 08
12:37 2017

Shoku i ngushtë i futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo është dënuar me 2 vjet burg për një sulm që ka kryer.

Bëhet fjalë për marokenin kickboxer, Badr Hari, i cili është dënuar në Holandë.

Pak kohë më parë, Ronaldo u akuzua se ka pasur një marrëdhënie seksuale me marokenin, pas fotove që u publikuan ku ata dukeshin bashkë në krahët e njëri-tjetrit.

Gjykata e Amsterdamit e dënoi 32-vjeçarin me burg për shkak të një sërë ngjarjesh të dhunshme që kanë ndodhur me shokun e Ronaldos në vitet 2011 dhe 2012, edhe pse ai nuk mori pjesë në seancë.

Hari u gjet fajtor për 2 sulme, një në një klub nate ku ka qëllua një person me gotë dhe një tjetër rast dhune në “Amsterdam Arena”.

Tashmë ai duhet të shkojë nga vendi i tij në Holandë për të kryer dënimin.

Në 2015-n, Hari u akuzua bashkë me Ronaldon se ishin në një marrëdhënie pasi ai postoi foton me mbishkrimin: “Të sapomartuar. Gjithmonë aty për të të ngritur vëlla”.

Hari është një nga kickboxer-at më të mirë në botë dhe është diagnostikuar për probleme me narcizizmin. /Blitz.al/

Shperndaje