Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Falja e Nazime Vishës, e motra: Më ka shkatërruar jetën, e vraftë Zoti! Djali i Fiqiriut: Po na detyrojnë të bëjmë vetëgjyqësi

Falja e Nazime Vishës, e motra: Më ka shkatërruar jetën, e vraftë Zoti! Djali i Fiqiriut: Po na detyrojnë të bëjmë vetëgjyqësi
March 26
17:25 2016

Falja e Nazime Vishës nuk është pritur mirë nga familjarët e saj dhe ata të viktimës, Fiqiri Muça. E motra e Nazime Vishës, e cila është e martuar me vëllanë e Fiqiri Muçës dhe jeton përballë shtëpisë ku banojnë familjarët e viktimës, shprehet se nuk ka për ta falur kurrë Nazimen.

“Nuk flas! Nuk e marr ne telefon dhe nuk e kam takuar as në burg. Më ka shkatërruar jetën. E vraftë Zoti! E bëftë Zoti copa!”- është shprehur ajo.

Veç bashkëshortes së viktimës, ka reaguar edhe fëmija më i madh i familjes Muça. Sot 19-vjeçar, ai ka qenë 15 vjeç kur iu vra i ati. Ai ka reaguar mjaft ashpër për dekretin e presidentit Nishani dhe shprehet se në këtë mënyrë, shteti nxit krimin. Ai ka thënë për gazetën “Panorama” se ky veprim i presidentit i ka ofenduar rëndë.

“Presidenti me këtë veprim na ka ofenduar shumë rëndë dhe na detyron të bëjmë vetëgjyqësi. Nazimja ka vrarë një person dhe duhet të vuajë dënimin që meriton për këtë vepër. Prandaj nuk ka stabilitet vendi nga krimet, sepse shteti nuk mundet të vërë drejtësi dhe familjarët pastaj detyrohen të futen në gjak me kundërshtarët. Presidenti bëri shumë gabim që fali një vrasëse”, – tha ai.

Sipas tij, pavarësisht faktit se ajo mund të jetë penduar, autorja ka kryer një krim dhe duhet të vuajë pasojat.

“Nuk jam i kënaqur gjithashtu me qëndrimin e shoqërisë civile dhe Ministrisë së Drejtësisë, e cila e shkeli drejtësinë me të dyja këmbët”, – u shpreh ai më tej.

Etiketimet
Shperndaje