Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Falet për herë të parë namazi në veri të Mitrovicës

Falet për herë të parë namazi në veri të Mitrovicës
July 05
10:33 2016

Për herë të parë 17 vjet pas luftës në Kosovë, shqiptarët e veriut të Mitrovicës kanë falur namazin e Fiter Bajramit në sheshin “Adem Jashari”. Më shumë se 200 qytetarë shqiptarë të mbledhur aty, shprehën gëzimin e provuar pas 17 vjetësh mungesë.

Ceremonia e faljes së namazit është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, ku përveç forcave të policisë së veriut në Mitrovicë, kanë qenë të pranishëm pjesëtarë të KFOR-it dhe karabinierë italianë.

Ky është rituali i parë, i organizuar nga vetë banorët, që pas shkatërrimit të xhamisë së Ibrit nga ekstremistët serbë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje