Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fakte që nuk i dinit për Fidel Kastron

Fakte që nuk i dinit për Fidel Kastron
November 26
13:33 2016

Fidel Kastro drejtoi Kubën me një parti shtet për gati gjysmë shekulli, pra 50 vjet.

Ndërkohë që në botë, regjimet komuniste filluan rënien graduale, veçanërisht në vitet ’90, Kastro vijoi ta mbajë lart flamurin e kuq të komunizmit, pikërisht në dyert e një prej armiqve të tij dhe superfuqive botërore, SHBA-ve.

Kastro është një figurë e shumëdebatuar dhe shumëplanëshe, që u pa nga kubanët si kampion i socializmit, duke u rikthyer kubanëve Kubën.

Por ai u akuzua me kalimin e kohës pasi erdhi në pushtet për brutalitet ndaj opozitës e shtypje të saj, si dhe shkatërrim gradual të ekonomisë.

Fidel Alejandro Kastro Ruz lindi më 13 gusht 1926 dhe ishte djali i një fermeri të emigruar nga Spanja drejt Kubës, kurse nëna e tij punonte në fermë ku u njoh me babain e Fidelit.

Në rininë e tij, Kastro u dallua për aftësitë e tij të papara në ligjëratat publike, ku fitoi zemrat e kubanëve, në opozitarizmin ndaj pushtetit që akuzohej për korrupsion, dhe u arrestua disa herë deri në krijimin e një organizate politike.

Më 2 janar 1959, Kastro depërtoi në Kubë nga malet e Sierra Maestras, bashkë me mikun e tij Che Guevara dhe mijëra ushtarë, duke detyruar kreun e shtetit, Batista, të arratisej nga vendi.

Që prej asaj dite, Kastro ligjëroi diktaturën në Kubë, duke i shkaktuar më tepër vuajtje sesa mirësi shtetasve të vet, për 50 vjet me radhë, pavarësisht një sërë atentatesh të dështuara ndaj tij dhe tentativa për grushte shteti të dështuara me indicien e Amerikës.

Përtej të gjitha fakteve, Kastro do të mbahet mend si një prej diktatorëve më gjakatarë të historisë së njerëzimit, me vdekjen e të cilit mbyllet komunizmi i pastër, një prej kapitujve më të errët të historisë botërore.  /Blitz.al/

castro-che

Komento
Shperndaje