Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Evazioni fiskal, Ronaldo paraqitet në gjykatën e Madridit dhe arrihet marrëveshja

Evazioni fiskal, Ronaldo paraqitet në gjykatën e Madridit dhe arrihet marrëveshja
January 22
15:00 2019

I buzëqeshur, i qetë dhe për dore me partneren e tij Ronaldo ka mbërritur në gjykatë mëngjesin e sotëm. Paraqitja e tij në gjykatë zgjati vetëm disa minuta pasi Ronaldo pranoi marrëveshjen e ofruar nga prokurorët.

Gjyqtari ka refuzuar  kërkesën e avokatëve të lojtarit për të marrë pjesë në seancë me video LIVE ose për të hyrë në ndërtesë me makinë për të shmangur mediat.

Sulmuesi portugez arriti marrëveshjen prej 18.8 milionë euro si pjesë e  bisedimeve me autoritetet tatimore spanjolle.

Fituesi 5 herë i Topit të Artë u akuza për shmangien e pagimit të taksave në Spanjë midis 2010 dhe 2014, kur ai luante për Real Madridin dhe u zhvendos për të jetuar në kryeqytetin spanjoll.

Ai është shpallur nga revista Forbes  si alteti i tretë më i pasur në botë, dhe fitimit e tij kapin shifrën e 95 milion eurove në vit.

 

Share