Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Evakuohet stacioni i trenit në Bruksel, gjenden 2 valixhe të dyshimta

Evakuohet stacioni i trenit në Bruksel, gjenden 2 valixhe të dyshimta
June 19
15:17 2016

Policia në Bruksel ka evakuar një stacion treni pasi u gjetën dy valixhe të dyshimta.  Valixhet ishin lënë në stacionin e trenit dhe nuk dihet se kush ka qenë pronari i tyre. Kjo ka ndodhur vetëm një ditë pasi autoritetet belge kanë akuzuar 3 burra për vrasje në tentativë , të cilët kanë qenë pjesë e një komploti për të sulmuar tifozët në një lojë futbolli gjatë Euro 2016.

Policia ka evakuar zonën dhe ekspertët pasi kanë ndaluar lëvizjen e njerëzve kanë inspektuar valixhet.  Mediat vendase kanë thënë se ky mund të jetë një tjetër kërcënim pas lojës së Belgjikës me Irlandën, që u luajt ditën e djeshme.

Shperndaje