Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Evakuohet aeroporti i Nice-s, gjendet një pako e dyshimtë

Evakuohet aeroporti i Nice-s, gjendet një pako e dyshimtë
July 15
15:44 2016

Aeroporti i Nice-s është mbyllur për disa momente dhe janë evakuuar të gjithë udhëtarët. Në zonën e bagazheve është gjetur një pako e dyshimtë, për këtë arsye janë ndërmarrë menjëherë masa nga punonjësit e sigurisë dhe policia.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë thënë se policia më vonë ka lejuar pasagjerët të hyjnë në aeroport, duke e përshkruar gjendjen si të normalizuar.

Siguria e qytetit të Nice-s dhe aeroportit është rritur ndjeshëm, si pasojë e sulmit të djeshëm.

Komento
Shperndaje