Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eurovizion 2017, njihuni me favoritët për të fituar festivalin

Eurovizion 2017, njihuni me favoritët për të fituar festivalin
May 12
11:19 2017

Eurovizioni i këtij viti mbahet në Kiev të Ukrainës. Pas dy gjysmëfinaleve, ku u përzgjodhën me votim shtetet që u kualifikuan në finale, ditën e shtunë pritet që të mbahet finalja e madhe, nga e cila do të dalë dhe fituesi i këtij viti.

Këngëtarja shqiptare Lindita Halimi u skualifikua në gjysmëfinalen e parë, pasi nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme nga publiku për të kaluar në finalen e kompeticionit.

Por cilat janë këngët që janë cilësuar si favorite të këtij viti për të fituar?

Nga 41 këngë që do të vendosen në skenë në finale, disa prej tyre janë cilësuar si më të pëlqyera nga publiku dhe me shpresa për të fituar.

Megjithatë, surprizat mund të mos mungojnë, siç është parë vitet e fundit, kur jo gjithmonë kanë fituar ata që janë cilësuar si favoritë paraprakisht.

 

-Italia cilësohet si favoritja e madhe për të rrëmbyer trofeun e këtij viti. 4/6 është koeficienti që ata të fitojnë me këngën e tyre “Occidentalis Karma” nga Francesco Gabbani.

-Portugalia renditet e dyta te favoritet me koeficient 9/2. Këngëtari Salvador Sobral kishte studiuar psikologji përpara se të merrej me muzikë. Kënga që ai këndon, “Dois”, që përkthehet “Për të dy”, është shkruar nga motra e tij.

-Suedia me koeficient 10/1 renditet e treta. Robin Bengtsson, ish-motorist, që prej vitit 2007 është një nga këngëtarët më të pëlqyer në Suedi.

-Armenia, me koeficientin e fitores 12/1. Artsvik është këngëtarja armene e cila përfaqëson shtetin e saj.

Britania e Madhe me koeficientin 25/1. Përfaqësohet nga këngëtarja Lucie Jones, një zbulim i “X Factor” në këtë vend.

Këto janë 5 vendet favorite. Megjithatë, në finale asnjëherë nuk i dihet se si mund të shkojë, pasi performanca në finale e këngëtarëve luan shpesh një rol shumë të madh.

Hungaria me këngën e saj është cilësuar si një nga më të pëlqyerat e fansave, që mund të surprizojë këtë vit duke fituar Eurovizionin për herë të parë në historinë e saj. /Blitz.al/

Shperndaje