Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Europol: 17 të arrestuar në operacionin kundër trafikut të drogës, ndër ta 6 shqiptarë

Europol: 17 të arrestuar në operacionin kundër trafikut të drogës, ndër ta 6 shqiptarë
May 13
17:22 2016

Rrjeti europian i policisë bën me dije se në kuadër të aksionit kundër trafikut të drogës, janë vënë në pranga 17 persona, ndër ta 6 shqiptarë dhe 11 grekë. Ky rrjet i trafikut të drogës me bazë në Greqi, ishte i shpërndarë edhe në një sërë vendesh të tjera europiane ku sasi të mëdha kokaine transportoheshin përmes kompanive të transportit të ngritura në Austri, Bullgari, vende që shërbenin edhe si mjete fshehjeje. Dyshohet se qindra milionë euro janë përfituar nga trafkimi i drogës me anije në këto shtete.

Në faqen zyrtare të Europol-it, thuhet se ditën e aksionit janë kryer një sërë kontrollesh në Greqi dhe Belgjikë. Nga kontrollet e ushtruara në shtëpitë e të dyshuarve, janë sekuestruar 698 kg kanabis në Greqi dhe 96,5 kg hashash në Belgjikë. Janë vënë në pranga 15 persona në Greqi dhe 2 në Belgjikë. Ndërkohë priten të tjera arrestime në ditët në vijim.

Etiketimet
Shperndaje