Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Europa dhe Alexis Tsipras urojnë Metën për zgjedhjen si president i Shqipërisë

Europa dhe Alexis Tsipras urojnë Metën për zgjedhjen si president i Shqipërisë
April 29
14:04 2017

Presidenti i zgjedhur z. Ilir Meta u telefonua sot paradite nga kryeministri i Greqisë, z. Alexis Tsipras, i cili e përgëzoi dhe e uroi për zgjedhjen në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës.

Kryeministri, z. Tsipras, shprehu besimin se presidenti, z. Meta, do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat kanë një rëndësi të veçantë jo vetëm në nivelin dypalësh, por edhe në atë rajonal.

Të dy interlokutorët diskutuan për situatën në rajon dhe nënvizuan se mbetet shumë i rëndësishëm forcimi i stabilitetit dhe rritja e bashkëpunimit rajonal.

Presidenti i zgjedhur, z. Ilir Meta, e siguroi kryeministrit e Greqisë se do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të dy vendeve, por edhe të rajonit tonë.

Gjithashtu, Meta u urua nga kryetari i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, z. Gianni Pittella dhe nga anëtari i Parlamentit Europian dhe Reporter për Shqipërinë në PE, z. Knut Fleckenstein, të cilët i kanë dërguar një mesazh urimi.

Pittella në mesazhin e tij dha përgëzimet për presidentin e zgjedhur z. Ilir Meta duke i uruar sukses dhe mbështetje në detyrën e re.

Ndërsa z. Fleckenstein e uroi z. Meta për detyrën e re duke shprehur besimin  në rolin e tij si president i Shqipërisë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje