Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro mund të bjerë në kolaps brenda një kohe të shkurtër

Euro mund të bjerë në kolaps brenda një kohe të shkurtër
January 26
09:42 2017

Njeriu që pritet të vendoset nga Donald Trump si ambasador i SHBA-ve në Europë i ka thënë BBC-së se monedha euro mund të pësojë kolaps brenda 18 muajve të ardhshëm.

Profesori Ted Malloch tha se ai do të shkurtonte euron në treg, duke shtuar se është i gatshëm të vendosë bast se monedha europiane do të bjerë ndjeshëm në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu ai foli edhe për një marrëveshje të mundshme ekonomike të SHBA-ve me Britaninë e Madhe, mundësisht brenda 90 ditëve. Për të është gjëja më e mirë që Britania e Madhe të shkëputet totalisht nga BE-ja, duke shmangur dhe burokracitë e panevojshme.

Malloch tha se mundësia që BE-ja të tentojë të bllokojë Britaninë të nisë negociatat ekonomike me SHBA-të është absurde, duke e krahasuar me përpjekjet e një burri për të ndaluar gruan të shkojë me dikë tjetër.

Edhe pse nuk është konfirmuar ende si përfaqësues i SHBA-ve në Bruksel, Malloch besohet se është zgjedhja e parë e Trump.

Malloch shtoi se viti 2017 do të bëjë që euro të bjerë në krizë dhe maksimumi në një vit e gjysmë prej tani do të pësojë kolaps.

Sipas tij, ky nuk është një mendim që e ka vetëm ai si ekonomist, por që e kanë mijëra ekonomistë në Europë dhe botë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje