Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Euro 2016”, Hollande: 3,000 persona shtesë për sigurinë

“Euro 2016”, Hollande: 3,000 persona shtesë për sigurinë
March 29
16:00 2016

Në një deklaratë të kësaj të marte, presidenti i Francës, Francois Hollande, ka bërë me dije se firmat private të sigurisë kanë punësuar 3,000 persona ekstra për të siguruar mbarëvajtjen e “Euro 2016”. Pas sulmeve të shënuara në Bruksel ku mbetën të vrarë 35 persona, autoritetet franceze vendosën të vijojnë me planet për Kampionatin Europian 10 qershor-10 korrik, përfshirë zonat e dedikuara për tifozët që s’mund të sigurojnë bileta për të ndjekur ndeshjet brenda stadiumeve.

Presidenti francez tha se 2,5 milionë njerëz pritet që të ndjekin ndeshjet që do zhvillohen në 10 qytete franceze, ndërsa rreth 5 milionë pritet të vizitojnë zonat nëpër ambiente të hapura. Referuar frikës nga terrorizmi, Hollande tha gjatë fjalimit përpara profesionistëve të sportit: “Duhet të tregojmë që sporti, ashtu sikurse kultura dhe stili ynë i jetës, nuk do të nënshtrohen përpara këtij presioni dhe këtij kërcënimi”.

Komento