Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Euro 2016”, Flamuri shqiptar do të “pushtojë” Francën

“Euro 2016”, Flamuri shqiptar do të “pushtojë” Francën
June 05
10:41 2016

Më 15 Qershor, ditën që Kombëtarja Shqiptare do të përballet me Francën në qytetin e Marsejës, do të valëvitet flamuri më i madh në botë, i cili do të arrijë të futet edhe në rekordin e “Guinness”.

Bëhet fjalë për një flamur shqiptar më të madh se ai që u valëvit në përballjen Shqipëri-Ukrainë në 2005-n. Ideja e Rinor Sllovës nga Dibra e madhe ka gjetur përkrahje masive nga individë të ndryshëm dhe “Tifozat Kuq e Zi”.

Tashmë tifozët kanë mundur të sigurojnë lejen nga autoritetet franceze, ndërkohë që ka nisur puna për të jetësuar këtë projekt. Për shpalosjen e flamurit gjigand do të angazhohen 500 persona. Mësohet se për punimin e flamurit me përmasa plot 10500m2, 150 metra i gjatë dhe 70 metra i gjerë, janë shpenzuar afro 15 mijë euro.

Burimi: Superliga Shqiptare