EULEX: 30 ditë paraburgim për ish-kreun e UÇK-së Azem Syla

April 30
16:39
2016
Një gjyqtar i EULEX-it caktoi ditën e djeshme masën e paraburgimit prej një muaj për të pandehurin Azem Syla. Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata e Kosovës, ndërkohë që rasti është duke u ndjekur penalisht nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
“Gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it kishte lëshuar një flet-arrest për të pandehurin më 26 prill 2016. Ai është arrestuar më 29 prill 2016 dhe sjellë para një gjyqtari të EULEX-it për caktimin e paraburgimit.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës së Prishtinës.
Ish-drejtuesi i UÇK-së dyshohet se është pjesë e një grupi të organizuar që kanë tjetërsuar pronën shoqërore në Çagllavicë dhe në Veternik.