Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Është zyrtare: Manchester United shkarkon trajnerin Jose Mourinho

Është zyrtare: Manchester United shkarkon trajnerin Jose Mourinho
December 18
12:59 2018

Humbja kundër Liverpool bëri që Mourinho të mos jetë më një “special one” e për këtë Man.United e ka shkarkuar me njëherë. Tashmë çdo gjë ka marrë fund dhe kjo pritej të ndodhte pasi të gjithë ishin kundër teknikut portugez.

Me një deklaratë të shpejtë dhe “rrufe” siç e quajnë edhe mediat e huaja klubi ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e kontratës në mënyrë të menjëhershme me Mourinho-n.

“Klubi dëshiron të falënderojë Jose për punën e bërë tek Manchester United dhe i urojmë fat në të ardhmen. Një udhëheqës i ri do të vihet në krye të skuadrës deri në fund të këtij sezoni për të zgjedhur më pas një menaxher me kohë të plotë”- thuhet në njoftim.

Prej kohësh ndërmjet Mourinhos, lojtarëve dhe stafit drejtues ishte krijuar një krisje e madhe  por Mourinho me egon e tij insistonte se do të qëndronte edhe për shumë kohë në “Old Traford” por ja që drejtuesit e klubit i bëjnë “gol” duke e shkarkuar përpara kohë. Aktualisht Man.United renditet ne vendin e 6-të në Premier League, minus 19 pikë nga Liverpooli kryesues, ndërsa rrezikon ndjeshëm të mos marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm.

 

 

Komento
Shperndaje