Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Escobari i Ballkanit”, Balla: Nuk ka lidhje me PS

“Escobari i Ballkanit”, Balla: Nuk ka lidhje me PS
May 12
23:07 2016

Objekt i “Opinionit” është bërë sonte drejtori i Transportit në Sarandë, Klement Balili, i akuzuar për lidhje me drogën. Në një lidhje direkte që në fillim të emisionit, gazetari Spartak Koka, tha ndër të tjera se autoritetet vendase kanë qenë në dijeni të operacionit të shtetit helen që dy ditë përpara finalizimit të tij më 10 maj. Klemend Balili u lakua nga autoritet greke, të cilat deklaruan se një shqiptar i lidhur me pushtetin ishte i përfshirë në këtë trafik droge, por nuk e dha emrin e tij. Ishte Partia Demokratike që bëri të ditur identitetin e të dyshuarit, duke akuzuar mazhorancën për lidhjet e saj me krimin dhe drogën.

Në vijim, gazetari Artan Hoxha, bëri të ditur disa të dhëna shtesë. Pas pushimit të çështjes ndaj tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Klemend Balili u rishfaq në zgjedhjet e elektorale të 2009-s, e më vonë ai morri në pronësi ish-kampin e punëtorëve, që ka qenë pronë e sindikatave, duke e shndërruar në një prej komplekseve më të mira në vend, një investim prej 3 milionë euro. Fillimisht, ai ka qenë drejtor i patentave dhe më pas drejtor i transporteve.

Sa i takon përfshirjes së DEA-s në hetim, gazetari Hoxha tha se kjo ndodh për shkak të nuhatjes së një sasie të madhe kokaine nga Amerika Latine drejt BE-së.

Tema e sotme ka shkaktuar mjaft debate mes deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri dhe atij të mazhorancës, Taulant Balla. Strazimiri akuzoi qeverinë për trafikun e kokainës pas 2013-s dhe tha se Prokuroria nuk është duke kryer siç duhet punën e saj. Lakimi i Balilit si individ i përfshirë  në listat e PS-së në zgjedhjet e 2013-s, shkaktoi reagimin e ashpër të deputetit Balla, i cili tha se Klement Balili nuk ka lidhje me Partinë Socialiste.

Komento