Blitz

 Breaking News

Ermal Mamaqi tregon si ia mori zemrën Arjola Demiri: Ishte ndryshe nga vajzat e tjera

Ermal Mamaqi tregon si ia mori zemrën Arjola Demiri: Ishte ndryshe nga vajzat e tjera
January 27
11:34 2020

I ftuar në emisionin “ThumbON” në TV Ora, Ermal Mamaqi ka folur edhe për partneren e tij në filmin “I Love Tropoja” Arjola Demirin. Ai shprehet se i ka bërë shumë përshtypje në audicoion, kishte ardhur shumë thjesht dhe e palyer, ndryshe nga vajzat e tjera. Madje nuk u bë e besdisshme  si të tjerat që çonin nga 30 mesazhe.

“Arjola ka një histori të bukur. Kur vijnë gocat në audicione, vijnë si nuse, të zbërthyera. Ndryshe nga të gjitha Arjola vjen e thjeshtë me shapka, pa pikë grimi. Që regjisori ta shohë si i ka tiparet. E pashë, simpatike, e bukur, nga Tropoja, një plus që e donim shumë. Të gjithë njerëzit që kishin bërë audicionet, çonin 30 herë mesazhe, kjo nuk shkruajti absolutisht asnjë gjë. 

U kujtova për gocën tropojane, e morëm në telefon bëri një audicion tjetër. E takova i thashë që e fitoi audiocionin dhe u gëzua aq shumë. Në takim po i shikoja krahun, ajo kujtoi se po i shikoja gjoksin edhe u vu në siklet. Kishte një derr krahu. I thashë duhet të dobësohesh. 3 javë e merrja në mëngjes në darkë për ushqimin, sa herë takoheshim hante vetëm sallatë dhe pinte ujë”, shprehet Ermal Mamaqi.

Share