Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erjon Braçe: “Anila Basha, pronarja legale e një portali të dehur prej rakisë”

Erjon Braçe: “Anila Basha, pronarja legale e një portali të dehur prej rakisë”
July 20
17:38 2016

Revoltohet deputeti Erjon Braçe!

Aty ku shpesh ai ndan me ndjekësit medimin e tij për çështjet e rëndësishme politike apo për punën si deputet, edhe sot ka publikuar një status në Facebook, ku i drejtohet me tone aspak të qeta gazetares dhe njëkohësisht drejtueses së “newsbomb.al”, Anila Basha.

“Për Anila Bashën dhe llumin që përfaqëson. Edhe një herë, nuk kam asnjë portal. Nuk shkruaj kurrkund veç këtij profili në Facebook! Anila Basha – pronarja legale e një portali të dehur prej rakisë dhe duhmës së qelbur të pronares…”

Këto janë fjalët e para të shkrimit të deputetit Braçe, i cili kërkon të sqarojë, për të disatën herë për këtë çështje, se nuk zotëron asnjë portal, ndryshe nga ç’thuhet.

Ai e jep këtë mesazh duke iu referuar një artikulli të “newsbomb.al”, ku thuhet se pikërisht portali i Erjon Braçes sulmon Ilir Metën një ditë para votimit për Reformën në Drejtësi.

“Se me thënë të drejtën kjo nuk është vetëm, por ka edhe një takëm po kaq llum nëpër tavolinat e saj, që në emër të PS-së bashkarisht kanë bërë dëme kolosale. Neveri nëse PS do të përfaqësohet ndonjëherë me këtë llum”, – shton ai më tej, duke mos lënë pa përmendur edhe partinë e tij.

...

 

Komento
Shperndaje