Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erion Veliaj “ndërron” zyrën për natyrën

Erion Veliaj “ndërron” zyrën për natyrën
July 24
13:01 2016

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, ka pasur sot një takim me ministrin gjerman Stefan Wenzel. Ndryshe nga herët e tjera, kryebashkiaku ka vendosur të takohet në natyrë, jashtë zyrës së tij. Ata kanë shëtitur me biçikleta në rrugët e kryeqytetit.

Veliaj ka postuar disa foto në Facebook, ku shkruan: “Ministri gjerman Stefan Wenzel dhe unë ishim të lodhur nga mbledhjet në zyrë. Kështu që vendosëm që takimin ta bënim në një shëtitje me biçikletë në Tiranë. Përfundimi, më shumë korsi për biçikletat, tarraca jeshile dhe më shumë bashkëpunim me Gjermaninë”.

Le të shohim në qoftë se ky takim në natyrë do të arrijë qëllimin dhe përfundimin që vetë kryetari ka thënë nëpërmjet këtij postimi.

erj

Komento
Etiketimet
Shperndaje