Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erion Veliaj ka një ftesë për qytetarët e Tiranës

Erion Veliaj ka një ftesë për qytetarët e Tiranës
August 07
11:37 2016

Pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës ka strehuar në kopshtin zoologjik në Tiranë dy arushë të vegjël, të cilët thuhej se abuzoheshin për qëllime fitimi. Arushët  mbaheshin në kushte të mjerueshme në zonën bregdetare të Sarandës. Pak minuta më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpërndarë në Instagram një foto të njërit prej tyre duke i ftuar ndjekësit t’i vizitojnë në “Tirana Zoo”.

“Dy arushët bebe po ambientohen pak nga pak në “Tirana Zoo”. Nëse nuk i keni çuar ende fëmijët, bëjuni një vizitë sot dhe propozoni dy emra për ta”,- shkruan Veliaj.

Më herët kryebashkiaku Veliaj është shprehur se do ta kthejë kopshtin zoologjik në një ambient argëtimi për fëmijët. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje