Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erion Braçe ironizon Ben Blushin

Erion Braçe ironizon Ben Blushin
November 26
13:58 2016

Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar partinë e sapokrijuar “LIBRA”, të themeluar nga dy ish-deputetët socialistë Ben Blushi e Mimoza Hafizi.

Përmes një statusi në Facebook, Braçe komenton vendimin e djeshëm të Blushit për të marrë mendimet e qytetarëve dhe anëtarëve të “LIBRA”-s  lidhur me votimin e projektbuxhetit të vitit 2017.

Braçe e cilëson “LIBRA”-n me emrin “NESËR PARTI”, që sipas tij bëhet qesharake çdo ditë.

Ja statusi i plotë i Braçes:

“NESËR PARTI” fillon të qesharakëzohet me ditë. Opozita nuk voton kurrë për buxhetin. Pak ditë më parë, në ekranin e kujtdo u shfaq “Nesër TV”. Kështu quhej ai televizion. Tani lexoj se në rrjet ka dalë “Nesër parti”. Dy deputetët e “Nesër parti” po pyesin “anëtarët” në Facebook se si duhet të jetë vota e tyre për ligjin e buxhetit të shtetit për vitin 2017; duhet të votojnë pro apo kundër. Gjë më qesharake se kjo nuk kam lexuar në kaq vite.  Dy deputetët në fjalë janë deklaruar në opozitë. Nuk ka opozitë në botë që voton buxhetin. Kurrë! Nuk gjen një rast të vetëm. Ndaj duket vijuar të qesh po pyes. Po sikur anëtarët në Facebook vendosin për ta votuar buxhetin, ç’do bëjë opozita e re e “Nesër parti?”- mbyllet statusi i Braçes.

erion-brace

Ndërkohë që ky është postimi i deputetit Blushi në facebook-un e tij personal ditën e djeshme për votimin online të anëtarëve.

votiiiimiiiii

Komento
Shperndaje