Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eric-Emmanuel Schmitt anulon vizitën në Tiranë. Arsyeja, sulmi në Bruksel

Eric-Emmanuel Schmitt anulon vizitën në Tiranë. Arsyeja, sulmi në Bruksel
March 23
09:11 2016

Do të organizohej sot në mbrëmje në teatrin eksperimental “Kujtim Spoahivogli” monodrama “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”, e vënë në skenë nga autori i mirënjohur Mirush Kabashi. Në këtë aktivitet ishte i ftuar edhe shkrimtari i njohur francez, Eric-Emmanuel Schmitt, për të cilin edhe organizohej e gjithë mbrëmja.

Mirëpo, pas sulmeve terroriste në Bruksel, ditën e djeshme ky i fundit ka anuluar pjesëmarrjen duke lajmëruar edhe organizatorët – stafi i botimeve “Toena” – të cilëve u ka thënë se e ka të pamundur të marrë pjesë në aktivitet në një ditë të tillë të trishtë për Europën. Ndërkaq, Irena Toçi nga botimet “Toena”, ka lajmëruar gjithashtu se aktiviteti anulohet dhe do të shtyhet për një moment tjetër më të qetë.

Komento
Shperndaje