Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ergys Kaçe huazohet te Skënderbeu

Ergys Kaçe huazohet te Skënderbeu
December 30
14:54 2016

Skënderbeu nuk po kalon një moment aq të mirë për momentin dhe pritet të ketë ndryshime themelore në ekip si për trajnerin i cili pritet të zëvendësohet, ashtu edhe për disa reparte të fushës.

Goditja më e madhe mund të cilësohet ajo e mesfushorit Ergys Kaçe, i cili pritet të prezantohet me fanellën e korçarëve më 2 janar, siç thonë burime nga klubi korçar për gazetën “Panorama Sport”.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë do të vijë në formë huazimi nga klubi i PAOK-ut dhe pritet të zgjidhë problemet që ka pasur ekipi në mesin e fushës.

Pas largimit nga Plzeni, 23-vjeçari ka pranuar që pjesën e mbetur të edicionit ta luajë në qytetin e tij të lindjes, në Korçë, ku do të synojë që të ndihmojë kampionët në garën për të fituar sërish titullin.

Dakordësia mes palëve është arritur, ndërsa në ditët e para të vitit 2017 do të ketë edhe zyrtarizimin. /Blitz.al/

Shperndaje