Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erdogan: Turqia kapi një prej sulmuesve të Brukselit, por Belgjika e liroi

Erdogan: Turqia kapi një prej sulmuesve të Brukselit, por Belgjika e liroi
March 23
18:30 2016

Në një deklaratë të bërë ditën e sotme, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka bërë me dije se një ndër organizatorët e sulmeve terroriste në Bruksel ishte ekstraduar nga Turqia drejt Belgjikës.

Por pas kësaj mase të marrë nga Turqia, presidenti turk shprehet se autoritetet belge vendosën ta linin të lirë të dyshuarin, pavarësisht paralajmërimit të Turqisë se bëhej fjalë për një person me rrezik të lartë për sigurinë.

Erdogan nuk bëri të ditur emrin e terroristit, por tha konkretisht se i dyshuari u arrestua në kufirin e Turqisë me Sirinë, në Gaizantep dhe Turqia njoftoi menjëherë autoritetet belge për ekstradimin e tij më 14 korrik.

Pas sulmeve të shënuara në Ankara, presidenti i Turqisë dha një deklaratë të bujshme, ku paralajmëroi Europën për sulme terroriste.

Komento