Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi

Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi
July 21
10:10 2016

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi, e cila pritet të zgjasë tre muaj. Ky vendim merret pas tentativës të dështuar për grusht shteti në Turqi, përcjell Blitz.al.

Në një fjalim të së mërkurës, Erdogan u shpreh se vendimi u morr pas një takimi me anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Ishte e nevojshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim heqjen me shpejtësi të të gjithë elementëve të organizatës terroriste përfshirë në grushtin e shtetit. Dua të theksoj se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ka të vetmin qëllim, marrjen e masave të nevojshme ndërkohë që vendi ynë po përballet me kërcënimin terrorist.”, është shprehur ai.

Komento