Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erdogan për mediat: “Sulmin e ka bërë një fëmijë i mitur”

Erdogan për mediat: “Sulmin e ka bërë një fëmijë i mitur”
August 21
16:28 2016

Në një deklaratë të mbajtur para gazetarëve, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka treguar se sulmi vetëvrasës në dasmë është kryer nga një i mitur rreth moshës 12-14 vjeç.

Sulmi, i cili u mori jetën rreth 50 personave, ndër ta edhe fëmijë, nuk është asgjë tjetër veçse një sulm terrorist, sipas Erdogan. Ai gjithashtu ka vënë një vijë paralele mes sulmit në dasmë, ISIS-it, kurdëve dhe Fethullah Gulen, duke i quajtur ata terroristë.

Erdogan ka dhënë edhe disa detaje lidhur me të plagosurit, duke deklaruar se 69 persona vazhdojnë të qëndrojnë në spital për shkak të plagëve të marra dhe 17 prej tyre janë në rrezik për jetën.

Sigurisht, Tajip Erdogan ka një mesazh: “Vendi dhe kombi ynë ka përsëri një mesazh për ata që na sulmojnë: Nuk do t’ia dilni kurrë!”

Deklaratat e ashpra të Erdogan vijnë pas një periudhe të vështirë për shtetin turk, i cili u përball me një grusht shteti, me pasojat e këtij grushti e tashmë me sulmet terroriste. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje