Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erdogan, ultimatum SHBA-ve: Zgjidhni mes Turqisë dhe Fethullah Gulen

Erdogan, ultimatum SHBA-ve: Zgjidhni mes Turqisë dhe Fethullah Gulen
August 11
14:04 2016

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është drejtuar me një ultimatum Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilave u ka kërkuar që të zgjedhin Turqinë ose Fethullah Gulen.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, e cila bëri të ditur lajmin, shprehet se ky ultimatum vjen pas kërkesës së vazhdueshme të Turqisë për ekstradimin e klerikut Gulen, i cili akuzohet për tentativën për grusht shteti në Turqi.

“Herët ose vonë, SHBA-ve do u duhet të zgjedhin ose Turqinë, ose Feton.”, është shprehur Erdogan. Turqia e konsideron klerikun dhe mbështetësit e tij si terroristë.

Ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve rrezikojnë të ftohen, presidenti turk zhvilloi së fundmi një vizitë zyrtare në Moskë ku bashkë me homologun rus Vladimir Putin u shprehën të gatshëm për rivendosjen e bashkëpunimit. /Blitz.al/