Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erdogan me dorë të hekurt, arreston 1000 mbështetës të Gulen

Erdogan me dorë të hekurt, arreston 1000 mbështetës të Gulen
April 26
10:23 2017

Arrestimet në Turqi nuk kanë të ndalur që prej grushtit të shtetit vitin e kaluar. Mbrëmjen e djeshme në sajë të një megaoperacioni të policisë turke janë arrestuar 1.009 persona që dyshohet se mbështesin idetë e Fetullah Gulen të shpallur në kërkim nga gjykata prej 1 viti.

Ka qenë ministri i brendshëm Suleyman Soylu ai që ka bërë me dije detajet nga aksioni i policisë.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë “imamë” që mendohet se janë figura kryesore të organizimit të frymës antisistem dhe mbështetës të Gulen.

Aksioni është shpërndarë në 72 provinca me pjesëmarrjen e 8.500 agjentëve. Një pjesë e të arrestuarve sipas asaj që ka thënë ministri i brendshëm, kanë qenë persona të infiltruar në polici apo në struktura alternative shtetërore.

Që prej grushtit të dështuar të shtetit 15 qershorin e vitit të kaluar ka shkuar në 47.000 numri i personave të arrestuar për lidhje të mundshme guleniste.

Mes tyre janë 10.700 policë dhe 7.400 ushtarakë. /Blitz.al/

Shperndaje