Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erdogan kërcënon Europën: Do t’i lejojmë emigrantët të vijnë

Erdogan kërcënon Europën: Do t’i lejojmë emigrantët të vijnë
November 25
14:48 2016

Presidenti turk Erdogan ka paralajmëruar Europën se nëse vijon me presione do t’i lejojë refugjatët sirianë të kalojnë pa problem kufirin.

Këto fjalë vijnë si kundërpërgjigje ndaj vendimit të fundit të Parlamentit Europian për të “ngrirë” ecurinë e Turqisë drejt Bashkimit Europian.

Presidenti Erdogan e akuzoi Europën se nuk i ka përmbushur premtimet e veta me ndihmat ekonomike, vizat falas, si dhe ndalimin e bisedimeve të mëtejshme për futjen në BE.

Që prej marrëveshjes mes autoriteteve të BE-së dhe atyre turke, fluksi i emigrantëve që kalojnë detin drejt Greqisë ka rënë ndjeshëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje