Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erdogan, “i tërbuar” për votën e Bundestagut për gjenocidin armen

Erdogan, “i tërbuar” për votën e Bundestagut për gjenocidin armen
June 03
11:16 2016

 

Ankaraja është irrituar së tepërmi pas miratimit nga ana e Bundestagut të një rezolute që njeh gjenocidin armen.

Një vendim që i shton polemikat mes Europës dhe shtetit të drejtuar nga Recep Tayyp Erdogan. Për këtë arsye, qeveria turke ka kërkuar tërheqjen e ambasadorit të saj nga Berlini.

Edhe pse ekzekutivi gjerman ka kërkuar menjëherë të qetësojë gjakrat (ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier ka nënvizuar rëndësinë e marrëdhënies me Turqinë), është e vështirë të mendosh se tonet e Erdoganit do të ulen kaq lehtë.

“Kjo rezolutë do të ketë pasoja serioze për sa u përket marrëdhënieve turko-gjermane”, – është shprehur kreu i shtetit turk nga Kenia. Ai gjithashtu paralajmëroi vendime që do të merren menjëherë pas kthimit të tij në vend.

Manifestues nacionalistë, disa prej të cilëve të veshur me kostume turke, u bashkuan për të protestuar në konsullatën gjermane në Stamboll, duke paraqitur letra apo parulla kundër rezolutës së Bundestagut, me fjalët: “Gjenocidi armen, mashtrimi më i madh i këtyre 100 viteve të fundit”.

Më të ashpra fjalët e ministrit të Drejtësisë Bekir Bozdag, i cili tha:

“Në fillim digjni hebrenjtë nëpër furra, pastaj akuzoni popullin turk me shpifjen e gjenocidit”.

Etiketimet
Shperndaje