Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erdogan: Do marrim pushtetin pavarësisht çdo çmimi

Erdogan: Do marrim pushtetin pavarësisht çdo çmimi
July 15
23:37 2016

Nuk ka vonuar reagimi i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, një deklaratë e shumëpritur pas njoftimit të ushtrisë për grusht shteti. Si duket për të treguar se është mirë, ai ka reaguar përmes “Skype”-it, ku ndër të tjera ka kërkuar nga qytetarët që të dalin në rrugë dhe të mbështesin qeverinë.

“Jam i lirë. Ne do e marrim pushtetin pavarësisht çdo çmimi. Përgjegjësit do paguajnë për krimet që po kryejnë, një çmim mjaft i lartë. Të gjithë të mblidhen dhe të mbështesin qeverinë. Në rrugë për të mbrojtur demokracinë! Ne do e kapërcejmë edhe këtë.”, ka deklaruar Erdogan që e ka cilësuar grushtin e shtetit si vepër të një pakice kundër qeverisë.

Etiketimet
Shperndaje