Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erdogan: Do e miratoj dënimin me vdekje, sovraniteti i përket popullit

Erdogan: Do e miratoj dënimin me vdekje, sovraniteti i përket popullit
August 08
09:52 2016

Në mitingun masiv të zhvilluar pasditen e djeshme në qytetin më të madh turk, Stambollin, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se do ta miratojë kthimin e dënimit me vdekje nëse ky vendim mbështetet nga parlamenti dhe populli.

Në tubimin me miliona njerëz, organizuar pak kohë pas tentativës së dështuar për grusht shteti, presidenti turk theksoi se është populli që e merr këtë vendim dhe partitë politike do ta mbështesin pavarësisht kritikave të shumta nga Europa, përcjell Blitz.al.

“Është Parlamenti turk që vendos për dënimin me vdekje. Që tani deklaroj se do të miratoj vendimin që do të marrë Parlamenti. Na thonë se në Bashkimin Evropian nuk ka dënim me vdekje. Por vende të tjera në botë si SHBA, Japonia apo Kina e kanë dënimin me vdekje. Ata lejohet që ta kenë. Ne e kemi pasur deri në vitin 1984.”, është shprehur Erdogan.

Veç kësaj, ai siguroi qytetarët se shteti do të spastrohet nga mbështetësit e klerikut Fetullah Gulen me bazë në SHBA. Ky i fundit akuzohet nga qeveria turke për tentativën e grushtit të shtetit, por Gulen i ka mohuar këto akuza. /Blitz.al/

Komento