Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erdogan: Dënimi me vdekje? Nuk vendosni ju të BE-së, por populli turk!

Erdogan: Dënimi me vdekje? Nuk vendosni ju të BE-së, por populli turk!
September 14
10:15 2016

Presidenti turk, Erdogan, ka reaguar edhe një herë publikisht lidhur me dënimin me vdekje. Ai ka thënë se është vetëm populli turk ai që vendos nëse duhet mbajtur apo jo dhe nuk ka pse të vendosë BE-ja në lidhje me këtë çështje.

“Populli shpreh kërkesën për dënimin me vdekje. Por këtë parlamenti e vendos në rendin e ditës dhe e vlerëson. Në momentin që të miratohet në parlament, askush nuk ka autoritetin t’i dalë kundër. Disa liderë europianë na thonë se ne mbrojmë dënimin me vdekje. Edhe unë u jam përgjigjur se ata nuk kanë përjetuar ato që kemi përjetuar ne. Më vjen keq, por për këtë nuk vendos Bashkimi Europian. Ai që vendos është populli dhe Parlamenti i Republikës së Turqisë”, – ka thënë Erdogan në një konferencë për shtyp. /Blitz.al/

Shperndaje