Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erdogan, ‘armiku’ i rrjetit që e gjeti shpëtimin në rrjet!

Erdogan,  ‘armiku’ i rrjetit që e gjeti shpëtimin në rrjet!
July 16
01:02 2016

E kush do ta kishte menduar se do të vinte dita që edhe një person si Presidenti i Turqisë Erdogan,  i cili jo pak herë është shprehur kundër lirisë së rrjeteve sociale në shtetin që drejton, do t’i duhej të mbështetej pikërisht tek rrjeti per të komunikuar me popullin e tij dhe të gjithë botën,  në një situatë të vështirë si ajo e momentit,  ku forcat ushtarake kanë kryer një grusht shteti.

Ai ka përdorur pikërisht Facetime per të shprehur se është ende President i vendit si dhe se akti i forcave të ushtrisë do të marrë fundë së shpejti.

Duket e çuditshme në fakt,  por ja që për të shpëtuar, ‘fati’ shpesh të bën të mbështetesh në ‘armiqtë’ që deri dje i kritikoje!

Shperndaje