Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Epike, Kukësi kërkon nga Facebook-u lojtarin e humbur

Epike, Kukësi kërkon nga Facebook-u lojtarin e humbur
January 09
14:36 2017

Sulmuesi i ekipit të Kukësit nuk u është bashkuar shokëve të ekipit për fazën përgatitore në Antalya të Turqisë.

Pas kësaj mungese, faqja e Facebook-ut, FK Kukësi Albania, e ka shpallur atë në kërkim në faqen e saj.

NJOFTIM PËR LOJTARIN FELIPE MOREIRA SANTOS
AVIO PARA O JOGADOR FELIPE MOREIRA SANTOS

I nderuar z. Moreira,

Ju njoftojmë se jeni larguar nga klubi pa leje dhe pa njoftuar dhe nuk jeni paraqitur pranë klubit për fazën përgatitore, e cila filloi në datën 05.01.2017 në Antalya Turqi.
Për këtë arsye kërkojmë të paraqiteni pranë klubit brenda datës 18.01.2017 në të kundërt do ta konsiderojmë zgjidhje të njëanshme nga ana juaj të kontratës të nënshkruar midis palëve tona”,- përfundon njoftimi.

Nuk e dimë nëse faqja administrohet nga zyrtarë të ekipit ose jo, por faqja që e publikon ka 16 mijë fansa, në krahasim me faqen zyrtare të Kukësit me mbi 40 mijë fansa.   /Blitz.al/

Komento
Shperndaje