Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Energjia elektrike, shkurtohet afati për ndryshimin e kontratave

Energjia elektrike, shkurtohet afati për ndryshimin e kontratave
April 06
11:03 2016

Afatet për ndryshimin e kontratave të energjisë elektrike do shkurtohen. OSHEE ka bërë të ditur për “Panorama” se ka shkurtuar afatet për ndryshimin e emrit të mbajtësit të kontratave të energjisë. Shkurtimi i afatit përfshin edhe rastet kur kërkohet të riaktivizohet kontrata ose të pezullohet përdorimi i saj.

Nëse më parë, procedura zgjaste deri në 6 muaj, për shkak të plotësimit të dokumentacionit që kryhej nga institucioni, nga lëshimi i autorizimeve dhe relacioneve, sot procedura e ndryshimit të emrit do realizohet brenda 24 orëve për shkak se të dhënat e abonentëve janë të regjistruara në sistemin elektronik dhe verifikimi i tyre kryhet online.

Pas përfundimit të procedurës, familjari apo biznesi që aplikon për ndryshimin e emrit, njoftohet nëpërmjet postës elektronike apo mesazhit në telefon për kontratën e re. Tarifa që paguajnë qytetarët që ndryshojnë emrin e kontratës është 300 lekë.

Për marrjen e këtij shërbimi, OSHEE njofton se ai kryhet në zyrat e kujdesit ndaj klientit dhe dokumentet që duhet të paraqiten janë: karta e identitetit të personit që do të ndryshojë emrin e kontratës, kopje e dokumentit të pronësisë të objektit dhe kontrata aktuale që do të ndryshohet.

Dhe për rastet e riaktivizimit të kontratës, kohëzgjatja për përfundimin e procedurës është brenda ditës. Sipas të dhënave të ofruara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, kanë kryer aplikimet 58 mijë persona, të cilët përfitojnë nga aplikimi i afateve të reja.

Komento
Etiketimet
Shperndaje