Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ëndrra ime 2016”, shpallen të rinjtë fitues

“Ëndrra ime 2016”, shpallen të rinjtë fitues
April 12
21:44 2016

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi së bashku me zyrtarë të tjerë janë takuar me fituesit e projektit “Ëndrra ime 2016”, të cilët kanë pasur ide inovative për biznes. Të rinjtë fitues kanë marrë një grant deri në 500 mijë lekë për hapjen e biznesit dhe një asistencë të kualifikuar, duke i konsideruar si risi idetë e tyre.

Zv/kryeministri Peleshi deklaroi se “Ëndrra ime 2016” mbështet të gjithë ata që kanë ide për ngritjen e një biznesi, por u mungojnë mjetet financiare për ta ngritur atë.

“Kryeministri ka shpallur një thirrje të dytë për idetë e reja apo ëndrrat e atyre që ishin mbi 30 vjeç e donin të fillonin një biznes apo kishin një ide interesante për komunitetin, të lagjes, të fshatit apo një grupi të caktuar interesi”, – u shpreh Peleshi.

Komento
Etiketimet
Shperndaje