Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emocionuese, binjakët shohin për herë të parë njëri-tjetrin

Emocionuese, binjakët shohin për herë të parë njëri-tjetrin
November 22
15:28 2016

Një histori e nisur me trishtim e që tashmë duket si përrallë e realizuar.
Dy djem binjakë, të cilët kishin lindur të ngjitur kokë më kokë, tashmë kanë vështruar për herë të parë njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur në Bronx të SHBA-ve, ku pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka zgjatur 27 orë, është bërë e mundur shkëputja e binjakëve nga njëri-tjetri.
Para operacionit, risku i humbjes së jetës së tyre ishte tepër i lartë, por nuk kishte asnjë rrugë tjetër, pasi nëse rriteshin në këtë mënyrë shumë shpejt ata mund të kishin komplikacione.
“Është e pabesueshme! Në kaq pak kohë pas operacionit ata janë kaq mirë, madje edhe flokët kanë filluar t’u duken normalisht”,- tha nëna e binjakëve.
Ky është operacioni i parë i këtij lloji i kryer në kokë, ndaj binjakëve 14 muajsh. /Blitz.al/

binjaket-1

binjaket-2

binjaket-3

binjaket-4

Komento
Shperndaje