Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emiljano Shullazi kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Emiljano Shullazi kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
May 22
12:51 2016

Tre të akuzuarit, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, kanë kërkuar pranë Gjykatës së Lartë hedhjen poshtë të vendimit të Shkallës së Parë të Krimeve të Rëna që i ka lënë në arrest me burg.

Avokati i tyre ka kërkuar lirinë e tyre sepse, sipas tij, arrestimi i tyre është bërë në mënyrë të paligjshme, pa pasur në dorë asnjë fakt që mund të rëndojë kundër tyre. Gjithashtu avokati Alban Qafa ka theksuar se ky arrestim ka pasur nuanca politike për aq kohë sa arrestimi u krye vetëm pasi ish-kryeministri Sali Berisha tha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar rektorin Mynyr Koni.

Megjithatë, mbi Emiljano Shullazin rëndojnë edhe akuza të tjera, si: gjobëvënie ndaj biznesmenëve, kanosje, armëmbajtje pa leje, ndërkohë që rasti i shantazhit të rektorit është ende nën hetim.

Shperndaje